Flash News

E-TJERA

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Pacolli fiton betejën në Gjykatën e Lartë

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Pacolli fiton betejën në

Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të biznesmenit të Kosovës, Behgjet Pacolli, duke rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë të depozituar nga kompanitë Vlora International Airport dhe 2A Group, të lidhura me sipërmarrësin Valon Ademi.

Vendimi u mor nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i cili ndryshoi qëndrimin e mbajtur më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit në Tiranë.

Dy instancat e mëparshme kishin pranuar kërkesën për vendosjen e masës së sigurimit të padisë në favor të kompanive paditëse.

Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë ka shfuqizuar masën e sigurimit, duke e cilësuar të pambështetur ligjërisht kërkesën e paraqitur nga kompanitë në konflikt.

Përplasja mes palëve kulmoi më 16 maj, kur në aeroportin e Vlorës u bllokuan punimet, pasi kompania 2A Group pengoi hyrjen në kantier të punonjësve dhe nënkontraktorëve të Mabco.

Të fundit