Flash News

E-TJERA

Kontenieri me 119 kg kokainë, Artan Hoxha: Në darkë e parkuan në Vaqar, në mëngjes u kujtuan se duhej njoftuar policia

Kontenieri me 119 kg kokainë, Artan Hoxha: Në darkë e parkuan

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi itinerarin e kontenierit në të cilin pak ditë më parë u kap mes arkave me banane një sasi prej 119 kg kokainë.

Në një postim në Favebook, Hoxha shkruan se pronari i kompanisë i cili pretendon se kokaina është futur nga disa persona të armatosur, e ka lajmëruar policinë në mëngjes, ndërkohë që shkarkimi i ngarkesës është bërë një natë përpara.

Postimi:

Eh moj bananja kinge, ç’na e nise me faqe “te bardhe” 2022-shin…

Na u be ky konteineri i fundit, qe erdhi nga Ekuatori, si urbani Ndroqit.

Ndalohet ne Gioa Tauro Itali, shkarkohen ca arka me “banane”, pastaj mbyllin konteinerin.

E ndalin ca “pasagjere” me maska e kallashnikove ne Romanat, si “trimat e Selfo Qorrit”, vjedhin ca arka me “banane” dhe pastaj mbyllin deren.

Ne darke e parkojne konteinerin ne Vaqar, sistemojne arkat me “banane”, pastaj kujtohen ne mengjes, se duhet njoftuar policia.

Vjen policia paradite, gjen dhe ajo ca arka me 119 kilograme “banane bardhoshe”….

Te pakten na jepni inventarin e arkave me “banane”, sa u nisen nga Guayaquil, sa bitisen ne Vaqarr?!

Jo per gje, por kam hall se mos shkon kacafiu dhe çmimi i bananeve verdhacuke qe ha populli?!!

Të fundit