Flash News

E-TJERA

Kontroll në burgun e Peqinit, gjendet telefon në qelinë e të dënuarit me burgim të përjetshëm

Kontroll në burgun e Peqinit, gjendet telefon në qelinë e të

Një kontroll i papritur i zhvilluar në ambientet e Burgut të Peqinit ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një telefoni celular në posedim të paligjshëm të një të dënuari me burgim të përjetshëm.

Operacioni u realizua nga shërbimet e policisë së institucionit, pas informacioneve operative që sinjalizonin praninë e sendeve të ndaluara në godinën B, sektori 2. Gjatë kontrolleve në një nga dhomat e katit të parë, efektivët gjetën një aparat celular funksional, i cili në momentin e ndërhyrjes rezultonte i ndezur dhe duke u karikuar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se telefoni u gjet në hapësirën ku qëndron i dënuari Indrit Shaqja, i cili po vuan dënimin me burg përjetë.

Pajisja është sekuestruar si provë materiale, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbuluar mënyrën se si telefoni ka hyrë brenda institucionit të sigurisë së lartë. Kontrollet në burgje vijojnë të jenë pjesë e masave të shtuara për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda qelive.

Të fundit