Flash News

E-TJERA

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen celularë brenda qelive

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen

Një aksion i papritur është zhvilluar në ambientet e burgut të Durrësit, ku autoritetet kanë ushtruar kontrolle në qeli dhe hapësira të tjera të institucionit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar tre telefona celularë tip “iPhone”, të cilët rezultonin të ndezur dhe në funksion. Sipas të dhënave zyrtare, njëri prej tyre është gjetur në posedim të një të paraburgosuri me inicialet B.G., ndërsa dy të tjerët, bashkë me një palë kufje “bluetooth”, janë konstatuar në ambiente të përbashkëta, pa autor të identifikuar.

Pas zbulimit, i paraburgosuri është veçuar, ndërsa janë mbajtur procesverbalet përkatëse dhe është hartuar raporti i incidentit. Materialet i janë referuar strukturave të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për hetime të mëtejshme.

"Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të DPB. Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit.

Rezultatet e kontrollit: U sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë; njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G.; dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit", njofton policia.

Të fundit