Flash News

E-TJERA

Kontrolle në burgjet e Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit, sekuestrohen celularë dhe USB

Kontrolle në burgjet e Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit,

Tre kontrolle të zhvilluara në burgje në Shkodër, Durrës dhe Peqin kanë zbuluar disa sende të ndaluara brenda ambienteve të burgjeve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga grupet e sigurisë janë sekuestruar telefona celularë të markave të ndryshme, karikues dhe pajisje USB, ndërsa për rastet janë hartuar procesverbalet përkatëse dhe materialet i janë referuar Agjencisë së Mbikëqyrjes për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

– Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër

Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën kujdesin e z. Frank, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.

Kontrollet janë zhvilluar në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta. Gjatë kontrollit fizik të të paraburgosurit G.Z., është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”, së bashku me karikuesin. Personi është veçuar menjëherë dhe për rastin është hartuar raport incidenti.

Gjithashtu, në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe 2 aparate celularë të tjerë të tipit “iPhone”. Për të gjitha rastet është hartuar dokumentacioni përkatës, përfshirë procesverbalet e bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara.

Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

– Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës

Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën kujdesin e z. Frank, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.

Kontrollet janë ushtruar në ambientet e brendshme të godinës “A”, në dhomën ku banojnë të paraburgosurit G. A., N. B., E. C. dhe M. Ç.

Gjatë kontrollit është gjetur një aparat celular i llojit iPhone, ngjyrë e zezë, poshtë jastëkut të të paraburgosurit E. C., i cili ka pranuar se aparati celular është në pronësi të tij.

Po në godinën “A” gjatë kontrollit janë gjetur dy USB, për të cilat janë kryer procedurat përkatëse të sekuestrimit dhe administrimit si sende të ndaluara.

Për të gjitha rastet është hartuar dokumentacioni përkatës, përfshirë procesverbalet e bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara.

Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

– Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin

Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën kujdesin e z. Frank, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.

Kontrollet janë ushtruar në godinat e banimit dhe ambientet e përbashkëta të institucionit.

Gjatë kontrollit, në ambientet e dusheve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 aparate celularë, konkretisht:

1 celular “Samsung” ngjyrë e bardhë dhe 1 celular “Redmi” ngjyrë e zezë.

Të fundit