Flash News

E-TJERA

"Korrieri i kokainës", kush është kreu i grupit shqiptar të drogës që u kap në Britani

"Korrieri i kokainës", kush është kreu i grupit

Autoritet britanike kanë dënuar me 7 vite burg, pasi akuzohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me transportim droge.

Sipas mediave britanike shqiptari Gentjan Kaloti,  ra në gjurmët e policisë, pasi arritën të depërtonin në mesazhet e koduara me grupin kriminal.

Në Gjykatën e Neëcastle Croën, Hunter u dënua me tetë vjet e një muaj pasi u deklarua fajtor për konspiracion për të furnizuar drogë të klasit A. Ndërsa shqiptari Kaloti u burgos për shtatë vjet pasi pranoi se kishte komplotuar për furnizimin e drogës.

Komploti i drogës përfshinte edhe tregtarin e kokainës, David Borley, nga Killingëorth, North Tyneside, i cili u burgos muajin e kaluar me 19 vjet.

Policia e Northumbria tha se kishte filluar ngritjen e një çështjeje kundër Borley dhe bashkëpunëtorëve të tij në vitin 2020 dhe zbuloi mesazhe të dërguara nga pajisja e koduar e Kaloti në të cilën ai e quajti veten Alboss, kreu i një grupi kriminal shqiptar.

Të fundit