Flash News

E-TJERA

Korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor, SPAK çon për gjykim ish-oficerin Igli Haxhiaj

Korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor, SPAK çon për gjykim

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, Igli Haxhiaj, i cili akuzohet për disa vepra të rënda penale, mes tyre shpërdorim detyre, korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Sipas SPAK, Haxhiaj dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme gjatë kohës kur ushtronte funksionet në strukturat operacionale të Policisë së Shtetit.

Hetuesit dyshojnë se ai ka përdorur detyrën për të favorizuar aktivitetin e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ish-zyrtari i policisë u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Itali, Shqipëri, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, me mbështetjen e Europol dhe Eurojust.

Gjatë aksionit, autoritetet italiane ekzekutuan 24 masa sigurie dhe sekuestruan rreth 3 milionë euro pasuri të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal. Sipas hetimeve, grupi kriminal operonte në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Të fundit