Flash News

E-TJERA

Kova me fasule "ngre në këmbë" policinë e Tiranës

Kova me fasule "ngre në këmbë" policinë e

Një situatë e pazakontë është regjistruar sot në Tiranë, në zonën e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane.

Për disa momente është krijuar shqetësim mes qytetarëve pasi në mes të rrugës ishte lënë një kovë e dyshimtë.

Menjëherë pas njoftimit, policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu verifikimet përkatëse për të sqaruar përmbajtjen e saj.

Pas kontrollit, rezultati rezultoi i papritur edhe për vetë efektivët: brenda kovës ndodheshin vetëm fasule.

Të fundit