E-TJERA

Kreu i ri i SHISH, Begaj: Jam në konsultime me Ramën, s’kam emër konkret

Kreu i ri i SHISH, Begaj: Jam në konsultime me Ramën, s’kam

Presidenti Bajram Begaj ka thënë se për emrin e ri të kreut të SHISH po konsultohet me kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSh, Begaj tha se për momentin Rama nuk i ka çuar asnjë emër konkret në tryezë. Presidenti shtoi se SHISH ka nevojë për një figurë me integretit të lartë.

Begaj theksoi se është i nevojshëm një konsultim për zgjedhjen e një emri.

Pjesë nga biseda:

U bënë disa javë që jeni në konsultime me kryeministrin për emrin e drejtuesit të ri të Shërbimit Informativ. Pse po vonoheni kaq shumë? Kaq e vështirë është të gjendet dikush me integritet dhe profesionist për këtë post delikat?

Begaj: Dua të sqaroj se aspak nuk është e vështirë që në vendin tonë të ketë kapacitete njerëzore me profesionalizëm të lartë, me integritet të lartë për të qenë drejtues i SHISH. SHISH është një institucion mjaft i rëndësishëm i sigurisë sonë kombëtare dhe procesi i përzgjedhjes, natyrisht, që do të kalojë hallkat institucionale.

Ju ka sjellë kryeministri një emër?

Begaj: Nuk kam një emër konkret në tavolinë. Ju thashë, përzgjedhja e emrit do të bëhet në bazë të meritave individuale, kapaciteteve profesionale dhe integritetit njerëzor. Jemi në proces.

Po konsultohet kryeministri me ju ndërkohë, pra përpara se ta sjellë emrin?

Begaj: Patjetër, e thashë dhe në një intervistë të mëparshme që konsultimi është i domosdoshëm.

Të fundit