
Flash News
Akuzohet për vr*sje për arsye gjakmarrjeje, arrestohet në Angli 48-vjeçari
SPAK kontrolle në bizneset dhe banesat e Ergys Agasit, sekuestron dy automjete
Anëtarë të organizatave kriminale/ Ekstradohen nga Dubai 3 ushtarët e Talo Çelës
Berisha paralajmëron fakte të reja për farsën elektorale: Mos harroni se nuk ka filluar të flasë akoma laptopi
Berisha mbledh nesër drejtuesit politik
“Krijoi intervistë pa dijeninë e babait”, si qëndron e vërteta e përplasjes mes vajzës së Kadaresë dhe Ben Blushit: Je e paedukatë!
Vajza e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, Besjana Kadare ka reaguar ashpër pas shkrimit të botuar nga Ben Blushi në rrjetet sociale, në formën e një bashkëbisedimi me shkrimtarin 3 ditë më parë teksa festoi 87-vjetorin e lindjes.
Në një postim në rrjete sociale, Besiana shkruan se bëhet fjalë për një bisedë private e cila e kthyer në një “intervistë” nga Blushi e ka publikuar pa leje dhe padijeninë e shkrimtarit.
“Duke qene se plot miq e te njohur me kane pyetur keto dite nese Kadareja vertet i ka dhene nje interviste Ben Blushit, dua te sqaroj publikisht se Ben Blushi, ne fakt, ka krijuar nje interviste, pa dijenine e tim ati, bazuar ne nje bisede te rendomte private qe ka zhvilluar rastesisht ne nje kafene me Kadarene dhe shoqeruesen e tij, A. Bardhyli.
Kohe me pas, Ben Blushi e ka publikuar biseden ne forme "interviste", pa marre pelqimin e bashkebiseduesit, duke abuzuar keshtu me besimin qe iu akordua, dhe me "kurajën" e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete te paditura. Nje gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshem.
Fatkeqesisht eshte bere praktike tashme qe gjithfare njerezish shpresojne te bejne publicitet, duke u perpjekur te shfrytezojne ne forma te ndryshme figuren e Kadarese dhe kontaktin me te. Duke patur parasysh moshen e thyer te tim ati, cdo perpjekje e ketij lloji eshte vertet mjerane”, shkruan vajza e Kadaresë.
Nga ana tjetër, vetë Blushi i është përgjigjur të bijës së Kadaresë me një sqarim të shtjelluar. Në reagimin e tij, Blushi tregon si u takua me Kadarenë dhe ‘lojën’ siç e quan ai që po bën shkrimtari me ata që e rrethojnë.
Sipas Blushit, pretendimi i vajzës së Kadaresë është i pavërtetë, madje e cilëson atë edhe si të ‘pa edukatë’.
NJË PËRGJIGJE PËR VAJZËN E ISMAIL KADARESË
Vajza e Ismail Kadaresë ka bërë një reagim shumë të padenjë në adresën time, të cilit nuk do i përgjigjem siç e meriton, meqë është vajza e Ismail Kadaresë.
Shkak i këtij reagimi, është një bisedë e imja me Ismailin, e cila është botuar në librin tim të fundit 41 Sekrete.
Me Ismail Kadarenë nuk isha takuar asnjëherë deri në tetor të vitit të kaluar.
Shumë njerëz, në disa raste miq të përbashkët, më sillnin herë pas here gjykime të Ismailit mbi librat e mi, por kjo nuk ishte një nxitje për ta takuar. Unë kisha mendimin tim për letërsine e tij dhe kjo më mjaftonte.
Ndoshta nuk do ishim takuar ndonjëherë, nëse vitin e kaluar Alda Bardhyli, një mikeshë e afërt e familjes Kadare, nuk do më kishte dërguar një mesazh ku thoshte: Beni a do të pish një kafe me Kadarenë? I thashë se atë ditë ishte e pamundur sepse po nisesha për varrimin e një njeriu të dashur, në Korçë. Një muaj më vonë, Alda më ftoi sërish për një kafe me Ismailin dhe i thashë se atë ditë duhet të shkoja në Shëngjin, për të fotografuar një basketbolliste afgane.
Me këmbënguljen e Aldës dhe sigurisht për kënaqësinë time, u takuam të tre, tetorin e vitit të kaluar. Në atë kohë, unë merresha shumë me fotografi, duke rendur nga veriu në jug, nëpër plazhe të boshatisura e nëpër provinca, për të kapur fytyra njerëzish të cilët në fakt më mësuan të fotografoj. Kur u mundësua ky takim, mendova se ja vlente ta kisha edhe Ismailin në katalogun tim të portreteve të cilat sot janë më shumë se 50 mijë.
Megjithëse nuk njiheshim, biseda jonë ishte aq e thjeshtë dhe spontane saqë, mendova ta shkruaj dhe ta botoj në librin tim 41 Sekrete, ku përveç Ismailit janë dhe 40 personazhe të tjerë disa të njohur, disa të panjohur dhe disa shumë të njohur sic ishte dhe rasti i Kadaresë. Këtë plan, të cilin nuk e kisha, në fakt ma imponoi vetë Ismaili. Ai foli aq qetë, saqë mua më lindi dëshira për ta shkruar atë tekst në mënyrë artistike. Në këtë mënyrë, Ismail Kadare u bë pjesë e librit që u botua në nëntor.
Sidoqoftë, për të qenë i kujdesshëm deri në fund, para botimit të librit 41 Sekrete e kam marrë Ismail Kadarenë në telefon dhe i kam thënë se kam ndërmend të botoj bisedën që zhvilluam bashkë. Natyrisht i thashë, kam treguar gjërat e thjeshta për të cilat folëm, çfarë ha, sa fle,kur zgjohesh, a shef televizor, a lexon, a pi cigare, a i jep makinës, a ke ftohtë, si do doje ta kishte emrin, a je i vetmuar,a ke frikë të vdesësh etj. Ismaili u gëzua dhe më falendëroi.
Kur libri 41 Sekrete u botua, i dërgova një kopje edhe Ismail Kadaresë. Pasi lexoi pjesën e vet të titulluar, Ismail Kadare Pasdite, ai më mori në telefon dhë më falënderoi, duke më thënë se i kishte pëlqyer ai tekst.
Që nga dita që jemi njohur, flas me Ismailin në telefon dhe siç më merr edhe e marr sa herë mendoj se ky komunikim shumë i thjeshtë, nuk përbën asnjë angazhim për asnjërin, por është një mirësjellje reciproke. Herën e fundit Ismaili më mori dhe më uroi Krishtlindjen, siç e urova unë përpara disa ditësh për ditlindjen.
Kjo është historia ime me Ismail Kadarenë, për të cilin dikur kam menduar se është një shkrimtar i shkëlqyer, tani mendoj se është një shkrimtar shumë i mirë. Së fundi, kur e njoha, e simpatizova shumë edhe si njeri.
Meqë vajza e Ismail Kadaresë pretendon se unë nuk kam marrë pëlqimin e tij, duhet ti them se kjo është e pavërtetë çka vlen edhe për tekstin, i cili respekton në çdo gërmë gjishka që kemi biseduar unë, ai dhe Alda Bardhyli. Në këtë pikë, unë e mirëkuptoj vajzën, sepse natyrisht Ismaili nuk ka pse t’i tregojë asaj çfarë flet me mua, siç edhe nuk i tregoj vajzës sime çfarë flas me Ismailin.
Megjithatë nuk është kaq.
Ismail Kadare është jo rrallë, një temë bisede në rrethet që unë frekuentoj dhe prandaj kohët e fundit, nga njerëz që e takojnë, kisha dëgjuar se ai refuzon të bisedojë, se mbyllet dhe nuk flet për ditë të tëra me njeri, se bën sikur nuk njeh ata që takon, ose edhe nuk i njeh vërtet dhe se për shkak të perëndimit të moshës mund të mos jetë shumë i kthjellët.
Për hir të së vërtetës, kur e takova, nuk gjeta asnjë gjurmë përhumbjeje apo seniliteti gjatë gjithë kohës që qëndrova me të, por edhe më pas kur kemi komunikuar. Ismaili ishte plotësisht i qartë, lucid dhe i përqëndruar dhe nëse bënte sikur harronte apo nuk kuptonte gjë, kjo ishte një lojë e tij. Sipas meje një kapricio. Kjo është pikërisht ajo që kam shkruar dhe ky tekst ka vetëm këtë qëllim : të fotografojë një shkrimtar në pasditen e jetës së tij.
Nisur nga ky qëllim, nuk do kisha menduar kurrë se vajza e Ismail Kadaresë dhe rrethi i tij, do ishin përgjigjur kaq pa takt dhe në mënyrë agresive, fyese dhe ofenduese për mua siç natyrisht nuk kisha pritur të më falënderonin. Por tani që lexoj çfarë kanë shkruar, që nga vajza e tij e para, kuptoj se unë dhe ata kemi një dallim të madh : ata mendojnë se Ismaili është i përhumbur, nuk është i kthjellët, nuk është fare lucid dhe për këtë shkak mendojnë se duhet mbrojtur dhe izoluar në mënyrë që bota mos njohë Ismailin që është, por atë që ka qenë. Me shumë pakujdesi, duke menduar më shumë se si të më fyente mua dhe jo si të mbronte babain e saj, këtë gjë kishte pohuar vajza e Ismailit në ndërhyrjen e shëmtuar ndaj meje.
Ndërsa unë mendoj të kundërtën.
Ismail Kadare po luan me ata dhe ndoshta edhe me veten. Kështuqë çdo përpjekje për ta mbrojtur nga unë është e kotë. Siç është pa kuptim mbrojtja e Kadaresë nga Ismaili, edhe kur kjo vjen nga një vajzë e paedukuar siç është rasti i të bijës.
***
Postimi i Ben Blushit që solli reagimin e vajzës së Kadaresë:
ISMAIL KADARE, PASDITE
Duke i uruar Ismail Kadaresë ditëlindjen, po botoj bisedën që kam bërë me të si pjesë e librit tim “41 Sekrete”.
Alda Bardhyli, Ismail Kadare dhe unë u gjendëm një të diel pasdite në një kafene në bllok.
Ata morën nga një kafe dhe ndezën një cigare. Unë mora një ujë.
Del shpesh, Ismail, e pyeta.
Mundohem të dal sa më shpesh, tha Ismaili.
Lexon?
Nuk lexoj më asgjë.
Po televizor shef?
Shof ndonjë film, po nuk e mbaroj.
Pse e thua këtë, ti shef shumë filma, tha Alda Bardhyli.
Ashtu? Po çfarë filmi kam parë, ma thuaj pak, tha Ismaili.
Mos ma thuaj emrin e filmit, thashë unë, s’ka problem.
Ismaili takon pak njerëz, tha Alda.
Kam përshtypjen se të japin bezdi njerëzit, Ismail, thashë unë.
Ashtu mendon, pyeti Ismaili.
Po, mendoj që ke malaise, bezdi nga njerëzit, thashë unë.
E lodhin njerëzit, tha Alda.
Ti duhet ta dish më mirë, tha Ismaili.
Po ti mua m’i tregon të gjitha, tha Alda.
Më thuaj pak, a ishte dje ky pallati pas teje, pyeti Ismaili.
Ismail, jemi në Tiranë, tha Alda, këtu ndërtohet çdo ditë.
Pse, nuk jemi në Paris, pyeti Ismaili.
Pimë një cigare, tha Alda.
Unë nuk pi më cigare, i thashë.
Edhe unë do pi një, tha Ismaili.
Pi shumë cigare, e pyeta.
Shumë rrallë, tha Ismaili.
Dje, takova një të çmendur që pinte cigare të përdorura, thashë unë.
Ku e takove, pyeti Ismaili.
Në Prezë, aty ku duken avionët mbi Rinas.
Kemi qenë para gjashtë muajsh në Prezë, tha Alda.
Ismail, a i jep makinës, e pyeta.
Nuk i jap, tha Ismaili, i jepja kur isha i vogël.
Kur ishe i ri, tha Alda.
Po ti i jep makinës, pyeti Ismaili Alda Bardhylin.
Po pse, sa herë ke hipur në makinën time, nuk e mban mend, tha Alda.
Po, e vërtetë, tha Ismaili, je shofere e kujdesshme.
Ku keni shkuar me makinë, e pyeta.
Ku me kë çuar, pyeti Ismaili.
Gjithandej, tha Alda, kryesisht shkojmë në vende afër Durrësit.
Po në Tiranë, ku shkoni, e pyeta.
Dalim nëpër kafet e Bllokut dhe shohim njerëzit, tha Alda.
Shiko kush po kalon, tha Ismaili.
Kush, tha Alda.
Gruaja e vëllait tim, Shahinit.
Nuk është ajo, tha Alda.
Ajo është, tha Ismaili.
Ua, vërtet ajo qenka, tha Alda, si e njohe?
Ismaili i njeh gratë, thashë unë.
Po, tha Alda, Ismaili ka shumë qejf të shohë gratë.
Kur ke dashuruar për herë të fundit, e pyeta.
Kur kam qenë i vogël, tha Ismaili, dashuroja shpesh.
Kur ke qenë i ri, tha Alda, i di unë, m’i ke treguar.
Ashtu, pyeti Ismaili.
Ismaili e ka pasur shumë qejf fotografinë, tha Alda, ka shumë foto nudo të të dashurave të veta në Moskë.
Ke bërë vërtet foto nudo, pyeta unë.
Kjo i di, tha Ismaili.
Ja, i kam këtu, tha Alda.
Na i trego, tha Ismaili.
Nuk qenka nudo, thashë unë, por është fotografi shumë e bukur.
E di kush është kjo, Ismail, pyeti Alda.
Kjo është Zhana, tha Ismaili.
E mban mend, e shef, tha Alda.
Moska ishte e mërzitshme, tha Ismaili, por njerëzit na donin shumë.
Kush e fiton luftën, thashë unë.
Nuk e fiton Rusia, por as Ukraina nuk e fiton, tha Ismaili.
Po dikush do fitojë, thashë unë.
Po ti, pse bën kaq shumë pyetje, tha Ismaili.
Kam qejf të bisedoj për luftërat, thashë unë.
Po pse mendon kaq shumë, më pyeti Ismaili.
Pse, ti mund të jetosh pa menduar, e pyeta unë.
Fjala “jeton” është fjalë e madhe, tha Ismaili.
Pra, ti ke momente kur nuk mendon fare, e pyeta.
Kam, tha Ismaili.
Ta kam zili, thashë unë.
Vërtet, pyeti Ismaili.
Kjo është e vetmja gjë që kam zili tek ti, thashë unë.
Ndoshta, duhet të ikim në shtëpi, tha Alda Bardhyli.
Jo, rrimë dhe pak, tha Ismaili.
Duhet të hamë drekë, tha Alda.
Çfarë ha më shumë, Ismail, e pyeta.
Ismaili ha shumë lehtë, tha Alda.
Nuk jam hamës, tha Ismaili.
Po me gjumin, si e ke raportin Ismail, e pyeta unë.
Unë fle, tha Ismaili.
Kohët e fundit fle shumë, tha Alda.
Më pëlqejnë shumë njerëzit që flenë mirë, thashë unë.
Pse të pëlqejnë njerëzit që flenë, tha Ismaili.
Sepse vetë nuk fle dot pa u zgjuar dy-tri herë, thashë unë.
Po edhe unë nganjëherë zgjohem, tha Ismaili.
Ismail, ke ftohtë, e pyeta.
Kam gjithmonë ftohtë, tha Ismaili.
Sot është ngrohtë, thashë unë.
Nuk më duket, tha Ismaili.
Po këtë shallin e mban se ke ftohtë apo për modë, e pyeta.
Për të dyja, tha Ismaili.
Po në verë mban shall?
Nuk e di, tha Ismaili, si thua ti Alda, a mbaj shall unë në verë?
Hiqe atë shall, Ismail, tha Alda.
Nuk dua ta heq, tha Ismaili.
Po hiqe, se Beni do të të fotografojë, tha Alda.
Mos e hiq, Ismail, thashë unë.
E shef që nuk duhet ta heq, tha Ismaili.
Po hiqe, që të dukesh më bukur, tha Alda.
Moj nuk e heq, po të them, tha Ismaili.
Ismail, ke frikë nga vdekja, e pyeta.
Nuk kam frikë, tha Ismaili, unë dua të rroj deri 90 vjeç, pastaj mund të vdes.
Ke pak frikë nga vdekja, ke, tha Alda, ma ke thënë mua.
Po atëherë më thuaj, çfarë kam bërë unë kur isha 50 vjeç, meqë ti di çdo gjë, tha Ismaili.
Unë e di çfarë ke bërë, tha Alda.
Ma thuaj, tha Ismaili.
Nuk mund ta them këtu, tha Alda.
Kemi pesë vjet që jemi miq me Aldën, tha Ismaili.
Ju keni një raport të pabalancuar, thashë unë.
Pse mendon kështu, tha Ismaili.
Sepse Alda bën pyetje dhe ti përgjigjesh, ndërsa kur ti bën pyetje, ajo nuk përgjigjet.
Ndoshta kështu kam dashur unë të jetë, tha Ismaili.
E shef si më mbron, është shumë i mirë, tha Alda.
Dukesh në humor, Ismail, thashë unë.
Është shumë më mirë se gjithë moshatarët e vet shkrimtarë, tha Alda.
Ashtu, pyeti Ismaili.
Sigurisht, tha Alda Bardhyli, e ke parë Kunderën si ka përfunduar?
Pse gjallë është Kundera, pyeti Ismaili.
Gjallë është, po ka mbaruar me atë grua që ka.
Pse, ti mendon se gratë kanë ndikim në jetëgjatësinë e burrave, pyeta unë.
Mendoj se po, tha Ismaili.
Kanë shumë ndikim, tha Alda.
Po ti je e martuar, pyeti Ismaili
Ta kam thënë që nuk jam më e martuar, tha Alda.
Po pse nuk je më e martuar, tha Ismaili.
Edhe dje më pyete dhe ta sqarova, tha Alda, edhe Elena ta ka sqaruar disa herë.
Ismail a ke telefon, e pyeta.
Kam, tha Ismaili.
Nuk e përdor si ne, për të lexuar lajme, thashë unë.
Ismaili ka një telefon të vjetër, tregoja Ismail, tha Alda.
Ja, ky është, tha Ismaili.
Këtë telefon, vetëm dy veta e kanë në botë, thashë unë.
Kush e ka tjetër, pyeti Ismaili.
Vetëm ti dhe ai që e ka shpikur, thashë unë.
Ismaili ka shumë qejf kur e marrin njerëz në telefon, tha Alda.
Ku e di ti, tha Ismaili, ti nuk më merr fare në telefon.
Po a folëm sot, pyeti Alda.
Je shoqe e mirë, tha Ismaili, po s’më the pse nuk je e martuar.
Mbaj mend që njëherë ke ardhur në shtëpinë tonë, i thashë.
Ashtu, po pse erdha atje, tha Ismaili.
Ishe për vizitë, thashë unë, isha i vogël dhe e vetmja gjë që mbaj mend ishte se flisje për boksin.
Më ka pëlqyer boksi, tha Ismaili.
Çfarë të pëlqen tek ai sport, pyeta unë.
Më pëlqen vetmia e boksierëve, tha Ismaili, mënyra si sillen kur humbin.
Ndoshta e ke nga Xhek Londoni, thashë unë, ai ka shkruar shumë për boksierët që humbin.
Nuk e kam nga ai, sepse nuk e kam lexuar, tha Ismaili, por boksierët e mundur janë të vetmuar.
Ke frikë nga vetmia, e pyeta.
Vetmia është si vdekja, tha Ismaili.
Është më keq, thashë unë.
Pse është më keq, tha Ismaili.
Sepse kur je i vetmuar, e kupton që je i vetmuar, kurse kur vdes, nuk e di që je i vetmuar, sepse ke vdekur.
Ndoshta, tha Ismaili, po ti, je i vetmuar?
Sa më shumë mendoj, aq më shumë jam vetëm, thashë unë.
Kurse Ismaili nuk është i vetmuar, tha Alda.
Ismail, ti nuk shkruan më, e pyeta.
Nuk shkruaj më, tha Ismaili.
Ke frikë se pas 100 vjetësh nuk do lexohet më gjuha shqipe?
Ç’do të thuash, tha Ismaili, gjuha shqipe është shkruar që në shekullin e 15-të.
Por në të ardhmen mund të zhduket dhe ti nuk do lexohesh më, thashë unë.
Nuk e kam menduar këtë, tha Ismaili.
Fëmijët konsumojnë gjithçka anglisht, thashë unë, dhe pas shumë vitesh, gjuha shqipe mund të kthehet në gjuhë shtëpiake.
Ç’do të thuash me gjuhë shtëpiake, pyeti Ismaili.
Gjuhë shtëpiake është një gjuhë që përdoret vetëm në shtëpi, por jo në punë dhe jo në komunikimin shoqëror e kulturor.
Nuk dua të mendoj për këto gjëra, tha Ismaili, po ti pse mendon kaq shumë?
Beni është shkrimtar, tha Alda.
Ke emër të bukur, tha Ismaili, nga vjen mbiemri Blushi?
Blush është emri i fshatit tonë të origjinës në Kolonjë, thashë unë.
Kurse unë kam një emër shumë të shëmtuar, tha Ismaili.
Nuk të pëlqen emri Ismail, e pyeta.
Fare, tha Ismaili, duket si një emër i lagësht.
Prandaj ke gjithmonë ftohtë, thashë unë, e ka fajin emri.
Ndoshta, tha Ismaili, po ty si të duket emri im?
Më duket si emri i një tregtari arab, thashë unë.
Po ty të njohin si Kadare, tha Alda, dhe unë të them zoti Kadare.
Më adhurojnë si Kadare, por jam Ismail, tha Ismaili.
Çfarë emri do doje të kishe, e pyeta.
Nuk e di, një emër tjetër, tha Ismaili.
Ramazan, thashë unë.
Nuk më pëlqen, tha Ismaili.
Rexhep, thashë unë, në osmanisht do të thotë qershor, është emër i thatë dhe nuk ke asnjëherë ftohtë.
As ky nuk më pëlqen, tha Ismaili.
Ismaili do donte të quhej Rudjan, tha Alda Bardhyli.
Po pse Rudjan, pyeta unë.
Kjo e tha, tha Ismaili.
Ma ke thënë vetë, tha Alda.
Çfarë është ky Rudjani, thashë unë.
Është një personazh i Ismailit në librin “Hija”, tha Alda, është emri që Ismaili i ka vënë vetes në letërsi.
Nuk e kam lexuar këtë libër, thashë.
Unë jam njeri i mërzitshëm në bisedë, tha Ismaili.
Ismail, njerëzit rrinë me ty për ato që shkruan, jo për ato që flet, thashë unë.
E vërtetë, tha Ismaili.
Ismaili është madhështor, tha Alda.
Më kishin thënë që ti bën grevë fjale herë pas here, thashë unë.
Ç’do të thuash, pyeti Ismaili.
Që refuzon të flasësh me ditë të tëra.
Ka ndodhur, tha Ismaili, por nuk e bëj me qëllim.
Tani duhet të ikim të hamë drekë, tha Alda.
Çfarë do hamë, tha Ismaili.
Do ketë bërë patjetër diçka Elena, tha Alda.
Tani do jetë ftohur, thashë unë.
Njëlloj është, e ftohtë, e ngrohtë, tha Ismaili.
Fute telefonin në xhep dhe ikim, tha Alda.
Çudi, thashë unë, Ismaili ka shumë xhepa, po telefonin e futi në xhepin nga e nxori.
Ismaili nuk harron asgjë, tha Alda, si mendon ti?
Edhe unë mendoj se ai nuk harron asgjë, i thashë.
Po atëherë, pse bën sikur harron, pyeti Alda.
Ismaili luan, thashë unë, bën sikur harron, për të vënë njerëzit në lojë.
Po pse e bën këtë, tha Alda.
Duke qenë shumë i madh, do të sillet si i vogël, thashë unë, është një tekë e tij.
Vërtet beson se Ismaili nuk harron asgjë, tha Alda.
Harroj, harroj, tha Ismaili, më thuaj dhe një herë, a je e martuar?
E shef, thashë unë.
E shof, tha Alda.
Të fundit


Rinumërimi i votave në Tiranë, Kaso: Nuk kishim objektiv mandatin e 14
19 Qershor 2025, 22:44
Analisti: Rama nuk flet dot kundër Iranit se prishet raportet me Erdoganin
19 Qershor 2025, 22:30
Gjenerali izraelit: Fitorja ndaj Iranit do hapë rrugën për begati në rajon
19 Qershor 2025, 22:13
Kontrollet ndaj Agasit/ Hoxha: Koordinatori i ri i krimit dhe i Ramës!
19 Qershor 2025, 21:56
"Procesi zgjedhor është zhdukur"/ Boçi: Bandat blenë vota edhe në Shkodër!
19 Qershor 2025, 21:36
Noka: Policët vraponin nga mëgjesi në darkë për votat e PS
19 Qershor 2025, 21:31
Tre shenjat e horoskopit që do të zhgënjehen në dashuri gjatë këtij muaji
19 Qershor 2025, 21:18
Akuzohet për vr*sje për arsye gjakmarrjeje, arrestohet në Angli 48-vjeçari
19 Qershor 2025, 21:06
Vasili nxjerr videon: Segmenti Tiranë-Kashar plot me zhavor, asnjë punëtor vërdallë!
19 Qershor 2025, 21:00
Video/ 34-vjetori i PS, Rama ia kthen festën në sherr kryebashkiakut të Vlorës
19 Qershor 2025, 20:39
Tirana pa trajner, katër emrat e lakuar për stolin bardheblu
19 Qershor 2025, 20:21

Murtaja e bagëtive/ Shfaqet një vatër e re në Shkodër, preken 200 krerë dele
19 Qershor 2025, 20:01
34-vjetori i PS, Rama: Ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr, s'do jem as unë
19 Qershor 2025, 19:43
Shkencëtarët ngrenë alarmin: Toka rrezikon të kalojë kufirin e ngrohjes prej 1.5°C!
19 Qershor 2025, 19:37

“Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar
19 Qershor 2025, 19:05
Trump nënshkruan dekretin/ Zgjat afatin e ndalimit të TikTok në SHBA edhe tre muaj
19 Qershor 2025, 19:03

Ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë
19 Qershor 2025, 18:23
Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, arrestohen 25 persona, mes tyre edhe shqiptarë
19 Qershor 2025, 18:18
AMF denoncon një platformë të dyshimtë investimesh në kriptovaluta
19 Qershor 2025, 18:06


Teknologjia si mjet lufte mes Izraelit dhe Iranit
19 Qershor 2025, 17:27
Rinumërimi i kutive/ PS dhe PD humbasin vota! Sa u janë hequr deri më tani
19 Qershor 2025, 17:16


Tabaku pas mbledhjes në Strasburg: S’ka integrim të vërtetë pa zgjedhje të lira!
19 Qershor 2025, 16:21
BE e ndarë mbi të drejtën e Izraelit për të bombarduar Iranin
19 Qershor 2025, 16:10
SPAK kontrolle në bizneset dhe banesat e Ergys Agasit, sekuestron dy automjete
19 Qershor 2025, 16:02
Analiza/ Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?
19 Qershor 2025, 15:49
Seanca në GJKKO, dënohet me gjobë deputeti Qani Xhafa
19 Qershor 2025, 15:33
Anëtarë të organizatave kriminale/ Ekstradohen nga Dubai 3 ushtarët e Talo Çelës
19 Qershor 2025, 15:20
'Xha Fatmiri me fustanellë! Tao me 2 hejbe bukë...e të pafetë e PS'
19 Qershor 2025, 15:11
Lufta/ Zelenskyy bën thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë
19 Qershor 2025, 14:56
Qëndroi 3 ditë si pushues në Palasë, i riu nga Tirana ‘zhduket’ pa paguar
19 Qershor 2025, 14:44
Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve në një spital në Izrael
19 Qershor 2025, 14:34

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, arrestohet 25-vjeçari
19 Qershor 2025, 14:18
Psikologia shpjegon çfarë ndodh në trurin e një personi që mendon vetëv*asjen
19 Qershor 2025, 14:01

Këto janë shenjat më të ftohta të zodiakut
19 Qershor 2025, 13:45

Gjyqi mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, më 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare
19 Qershor 2025, 13:28

U aksidentua në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari
19 Qershor 2025, 13:02
Tabaku nga Komiteti për Stabilizim-Asociim: Qeveria jep tendera publikë pa garë
19 Qershor 2025, 12:52
Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Gjykata shtyn shqyrtimin
19 Qershor 2025, 12:40
Berisha mbledh nesër drejtuesit politik
19 Qershor 2025, 12:32
Kapja e medias/ KE afat Ramës: Nuk ka hapa të mëtejshëm për BE pa miratuar ligjin e medias
19 Qershor 2025, 12:22
Irani konfirmon takimin me përfaqësues të Britanisë, Gjermanisë dhe Francës
19 Qershor 2025, 12:11

Vranë nënë e bir, SPAK mbyll hetimet për Festim Qolin dhe Talo Çelën
19 Qershor 2025, 11:50
Dështon për të 34-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës
19 Qershor 2025, 11:30


Bomba bërthamore e Shqipërisë!
19 Qershor 2025, 10:52
Sot provimi i parë i minimaturës, 28 mijë nxënës i nënshtrohen testimit në gjuhën shqipe
19 Qershor 2025, 10:43
Prej 4 ditësh e zhdukur, humb gjurmët adoleshentja shqiptare në Greqi
19 Qershor 2025, 10:33
Zgjedhjen e emrit të fëmijës, ekspertja zbulon tre faktorët kyç
19 Qershor 2025, 10:29
Kultivonin bimë narkotike, Prokuroria e Lezhës përfundon hetimet për 3 persona
19 Qershor 2025, 10:15

Malltezi tjetër kërkesë për lirim nga arresti shtëpiak
19 Qershor 2025, 09:49
Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”?
19 Qershor 2025, 09:41
Për herë të parë në 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë
19 Qershor 2025, 09:24
Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale, vidhte në varrezat e Korçës
19 Qershor 2025, 09:13
Këmbimi valutor, 19 qershor 2025
19 Qershor 2025, 09:00
I përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, arrestohet malazezi në Spanjë
19 Qershor 2025, 08:55
BBC: Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit
19 Qershor 2025, 08:45
Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë ‘fasadën e qeverisë’ ndaj integrimit
19 Qershor 2025, 08:31
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
19 Qershor 2025, 08:17

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 Qershor 2025, 07:49
Masakra e trefishtë e Fushë-Krujës dhe eliminimi i Bejtjes, detaje ekskluzive nga dosja
18 Qershor 2025, 22:57
Zhulali: BE nuk toleron në standardet bazë, anëtarësimi është proces politik
18 Qershor 2025, 22:40
Procesi i rinumërimit/ Këlliçi: PD kërkon mandatin e 14-të në Tiranë
18 Qershor 2025, 22:11
Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme
18 Qershor 2025, 21:49
Rinumërimi në Tiranë, Alimehmeti: Ka prova se në çdo qendër votimi ka pasur problematika
18 Qershor 2025, 21:44
Veleshnja: Kam kapur dy aktorë humori duke bërë s*ks bashkë
18 Qershor 2025, 21:41
Izraeli godet selinë e Policisë Kombëtare në Iran, raportohet për disa të plagosur
18 Qershor 2025, 21:29


Maliqi: SPAK-u i rilindjes, pjesë e ndihmës së masakrës së 11 majit, bashkë me Celibashin
18 Qershor 2025, 20:40
The Guardian: Pse rënia e regjimit iranian do të ishte një goditje e rëndë për Rusinë
18 Qershor 2025, 20:33
Pse Lufta e III-të Botërore po ‘flet’, dhe Rama po hesht
18 Qershor 2025, 20:08
Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre
18 Qershor 2025, 20:07
Liri Berisha rrëzon teorinë ‘famëkeqe’ për autizmin: Nuk e krijon vaksina
18 Qershor 2025, 19:54
Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ligj i ri, rreziqe të vjetra
18 Qershor 2025, 19:39

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Armët e avancuara janë tundime që duhet t’i refuzojmë
18 Qershor 2025, 19:22
Irani përballet me ndërprerje pothuajse totale të internetit
18 Qershor 2025, 19:07
Gjykata lëshon fletë-arresti për Radoiçiçin dhe 10 të tjerë, për barrikadat në veri më 2022
18 Qershor 2025, 19:03


Stabilizim-Asociimi në Strasburg/ Zhupa: Votuesit u privuan nga një informacion i pavarur,
18 Qershor 2025, 18:28
INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024-ës
18 Qershor 2025, 18:05
Arratiset Presidenti? Media izraelite: 3 avionë të qeverisë së Iranit u ulën në Oman
18 Qershor 2025, 17:56