Flash News

E-TJERA

Kryebashkiakët në dyert e SPAK, avokati: Nuk mund të bësh njëri i nënës dhe tjetri i njerkës

Kryebashkiakët në dyert e SPAK, avokati: Nuk mund të bësh

Avokati Kujtim Ibraj ka folur për fletë-thirrjen që SPAK  i ka dërguar kryetarit të bashkisë së Kazmës, Rakip Sulit, i cili akuzohet për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.

Avokati i ftuar në SYRI.TV, para se të fliste për fletë-thirrjen për zotin Rakipi ai i krahasoi  kryetarët e bashkisë sipas poemës të Ismail Kadaresë ‘Pashallarët e kuq’ , të cilët nuk pyesin as për ligj dhe as për mënyrën e kontrollit.

Avokati Ibraj: Do ta filloj me pjesën e kryebashkiakët nëse me lejoni të bëj një krahasim me librin e Ismail Kadaresë ‘Pashallarët e kuq’. Në qoftëse janë ‘Pashallarët e kuq’  në Republikën e Shqipërisë janë kryetarët e bashkive që kemi ne sot. Ata janë ca bajraktarë që nuk pyesin asnjë njeri, as nuk pyesin për ligj, as për mënyrën e kontrollit të territorit apo të shërbimit të qytetarëve.

Delegimi i firmës është një ndër pikat që e lejon ligji për raste të veçanta, jo të delegosh firmën si mënyrë pune. Ti mund të mos shkosh asnjëherë në punë se ia delegon nënkryetarit dhe ti vazhdon e bredh rrugëve. Ata delegojnë firmën dhe dalin e bredhin, mbledhin lekët e tenderave dhe bëjnë pazare rrugëve gjithë ditën nëpër restorante.

Kjo është skandali më i madh dhe jo pa qëllim i quajta ‘Pashallarët e kuq’ të sistemit demokratik këta zotëri. Përsa i përket çështjes së SPAK-ut (Prokuroria e Posaçme)  të ngutjeve të dosjeve të veçanta ka një diferencim. Po flasim për rastin e Rakip Sulit, mendoj se SPAK është shumë vonë që do të kishte filluar një procedim penal për zotin Suli.

Procedimi penal për zotin Sula ka zëra se zoti Suli me kohë është një ndër kryetarët e bashkisë më të korruptuar në Shqipëri. Çfarë ndodh?  Tendera për pastrimin  e qytetit, tendera për ujsjellësin, e dini se ka një qytet në një zonë është dhe një tender për ujsjellësin me 8 milion euro dhe ujsjellësi nuk është fare, nuk është ndërtuar fare, janë 8 milion euro janë marrë dhe janë zhdukur të gjitha njëherësh.

Po flas për një bashki jo shumë të madhe si e Tiranës, për një bashki provinciale nëse mund ta quajmë kështu. Tani çfarë ndodh? Diferencimi i SPAK për pjesën e fillimit të procedimeve penale është paksa politik nëse mund ta quajmë këtë pjesë. Nuk mund të bësh njëri i nënës dhe tjetri i njerkës. Unë them që të gjithë personat kryetar bashkie kushdo qoftë deputet janë të gjithë të barabartë para ligjit.

Në qoftëse Prokuroria e Posaçme ka indicie për vepra penale duhet të fillojë si për të majtë si dhe për të djathtët. Ta shtjellojmë taman. Nëse ti ke dhjetë vjet në pushtet dhe gjatë këtyre 10 vite ti ke pasur mundësi të hulumtosh, të hetosh, të iniciosh procedime penale edhe për ata që kanë qenë përpara në pushtet, pra e ke pas gjithë kohën e nevojshme, pra jemi në afat 10 vjeçar.

Nuk e kuptoj një pushtet që ka 10 vite që funksion, atëherë çfarë pret? Nëse do të kishe vepra penale për paraardhësit e tyre, atëherë SPAK dhe të gjitha institucionet e nxjerrën që shkalla e korrupsionit është shumë e lartë, pra jemi në një pjesën ku krimi i organziuar dhe korrupsioni kontrollon gjithë ekonominë shqiptare dhe SPAK duhet të veprojë me shpatë shumë shpejt kundër këtyre personave që kanë 10 vite që e shkatërrojnë këtë vend dhe e largojnë gjithë rininë e këtij vendi nga Shqipëria.

 

 

Të fundit