Flash News

E-TJERA

Kryeministri grek sot në Samitin e Procesit të Berlinit, ka pjesë të agjendës edhe çështjen Beleri

Kryeministri grek sot në Samitin e Procesit të Berlinit, ka pjesë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet të jetë i pranishëm sot në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Media greke Protothema shkruan se pjesë e agjendës së tij do të jetë edhe çështjen Beleri.

Kryeministri, sipas informacioneve, pritet të përsërisë se refuzimi i autoriteteve shqiptare për të lejuar kryebashkiakun e zgjedhur të HImares Fredi Beleri të bëjë betimin në kundërshtim me prezumimin e pafajësisë dhe refuzimi i kërkesës së tij përbën një devijim nga Rregullat evropiane të së drejtës”, thuhet në artikull.

“Kryeministri e kishte bërë të qartë se rasti i F. Belerit do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, thanë të njëjtat burime.

Procesi i Berlinit po zhvillohet në funksion të raporteve të progresit të Komisionit Evropian për progresin e vendeve kandidate dhe debatit për zgjerimin e BE-së, i cili filloi në takimin joformal të Këshillit Evropian në Granada dhe pritet të kulmojë në Këshillin Evropian të dhjetorit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, nëntë vende të BE-së (Austria, Bullgaria, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Kroacia, Polonia, Sllovenia) dhe Mbretëria e Bashkuar marrin pjesë në Procesin e Berlinit.

Të fundit