Flash News

E-TJERA

Kryeministri i RMV pjesë e samitit, por pse nuk e përmend Tiranën?!

Kryeministri i RMV pjesë e samitit, por pse nuk e përmend

Rreth 50 liderë shtetesh, qeverish dhe organizatash nga mbarë Evropa janë mbledhur sot në Tiranë për të diskutuar mbi sfidat më të mëdha me të cilat po përballet kontinenti.

Samiti i Komunitetit Politik Europian mbahet në Sheshin "Skënderbej" nën moton "Evropa e Re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ku synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre jashtë tij, si një platformë e hapur për dialog. 

Mes tyre ndodhet edhe kryeministri i Maqedondisë së Veriut Hristijan Mickoski, por ajo që bie në sy është se në njoftimin e tij për pjesëmarrje në Samit, Mickoski askund nuk e përmend Tiranën ose Shqipërinë.

Mickoski shkruan në Facebook se ndodhet pjesëmarrës në Samit si konfirmim i angazhimit për pjesëmarrje aktive në proceset evropiane dhe ndërtimin e një fqinjësie të qëndrueshme dhe të begatë.

“Sot mora pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, së bashku me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti i kushtohet promovimit të bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe afrimit me BE-në, duke theksuar rëndësinë e veprimit të përbashkët përballë sfidave me të cilat përballet kontinenti ynë”.

“Në diskutimin e hapur u shkëmbyen pikëpamje mbi temat kryesore për forcimin e lidhjes së rajonit me pjesën tjetër të Evropës. Prania dhe pjesëmarrja jonë në këtë Samit është një konfirmim i angazhimit tonë për pjesëmarrje aktive në proceset evropiane dhe ndërtimin e një fqinjësie të qëndrueshme dhe të begatë”, ka shkruar Mickoski, duke mos përmendur vendin në të cilin mbahet samiti.

Kryeministri i RMV pjesë e samitit, por pse nuk e përmend

Të fundit