Flash News

E-TJERA

Mungon Albin Kurti, kryeministrja serbe dhe Abazoviç në rresht të parë me Ramën

Mungon Albin Kurti, kryeministrja serbe dhe Abazoviç në rresht

Samiti i Procesit të Berlinit ka përfunduar sesionet e diskutimit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe kryeministri Edi Rama do të mbajën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në prag të konferencës, Rama shihet i ulur krah von der Leyen dhe Michel, ndërsa në krahun e tij të djathtë është ulur kryeministrja serbe Ana Brnabiç dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ajo që bie në sy është mungesa e Albin Kurtit. Kryeministri i Kosovës nuk është ulur krah liderëve të Ballkanit Perëndimor. Madje ai nuk duket as në rreshtat e tjerë ku janë ulur të pranishmit.

Edhe në nisje të Samitit, në pritjen zyrtare që i bëri Rama u vu re një distancë mes dy homologëve. Madje mes tyre pati vetëm një shtrëngim duarsh dhe asnjë komunikim.

 

Të fundit