Flash News

E-TJERA

Paditet nga Fredi Beleri, kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro paraqitet në SPAK

Paditet nga Fredi Beleri, kryetari në detyrë i Bashkisë së

Është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Siç shihet nga pamjet, Goro, ka hyrë i vetëm në Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në SPAK.

Ka qenë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ai i cili ka paditur në SPAK kryetarin në detyrë të kësaj Bashkie.

Kallëzimi i Belerit në Prokurorinë e Posaçme është depozituar pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme. Ai akuzon për ‘Shkelje të barazisë në tendera’, kallëzim ky që vjen pas raportit të auditimit të KLSH.

Kujtojmë se Goro mbetet ende në detyrë, pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë fituesi i garës është Fredi Beleri,i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash, duke mos kryer në këto kushte dhe betimin.

Të fundit