Flash News

E-TJERA

Kryqëzoi dhe masakroi shqiponjën në Përmet, arrestohet autori i dyshuar. Çfarë iu gjet në shtëpi

Kryqëzoi dhe masakroi shqiponjën në Përmet, arrestohet

Është identifikuar dhe arrestuar i riu që kryqëzoi Shqiponjën, e cila më pas ngordhi. I riu është Napolon Arizi, 35 vjeç, banues në Përmet.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në banesën e të riut janë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, bazuar në inteligjencën policore, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për identifikimin e autorit të keqtrajtimit të shpendit shqiponjë, ditën e djeshme, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetasit Napolon Arizi, 35 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., pasi dyshohet të jetë autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit