Flash News

E-TJERA

Kupa e Shqipërisë për vajza, në fundjavë ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë për vajza, në fundjavë ndeshjet e

Do të luhen këtë fundjavë ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza. Të shtunën është planifikuar të luhet sfida Vllaznia-Partizani, një takim që duket një formalitet për shkodranet që kanë hedhur një hap të madh në ndeshjen e parë të fituar me shifrat 7-0. Kjo ndeshje do të luhet në Shkodër, ditën e shtunë në ora 12:00.

Sakaq, takimi tjetër i kësaj faze do të luhet mes Tiranës dhe Apolonisë. Fieraket do të udhëtojnë drejt kryeqytetit këtë javë, teksa duket se janë një hap larg finales pas rezultatit 4-0 në ndeshjen e parë. Sfida e kthimit do të luhet në kryeqytet ditën e diel në ora 13:00, teksa vajzat bardheblu do të kërkojnë të bëjnë surprizën e madhe dhe të shpresojnë te një rezultat pozitiv.

Pas përfundimit të këtyre sfidave, do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij edicioni, teksa kujtojmë që fitueset në fuqi të Kupës së Shqipërisë janë vajzat shkodrane të Vllaznisë.

 Vllaznia-Partizani (7-0)   ora 12:00

Tirana-Apolonia (0-4)      ora 13:00

Të fundit