Flash News

E-TJERA

Kuqezinjtë ngjiten me 3 pozicione në klasifikimin e FIFA-s

Kuqezinjtë ngjiten me 3 pozicione në klasifikimin e FIFA-s

Shqipëria po kalon një periudhë të “artë” në futboll dhe është shumë pranë plotësimit të ëndrrës evropiane. Aktualisht kombëtarja mban kreun e Grupit E.

Kuqezinjtë kanë dhe dy ndeshje në dipsozicon, në të cilat duhet 1 pikë për të siguruar kalimin në Evropian, ndërsa buja në kontinentin e vjetër ka qenë e madhe.

Sipas FIFA, kombëtarja jonë renditet e 59-në botë, duke siguruar një hap me 3 pozicione, krahasuar me 21 shtator e këtij viti. E gjithë kjo ka ardhur si rrjedhojë e dy fitoreve të fundit pa pësuar gol, konkretisht ndaj Cekise 3-0 dhe Bullgarisë në miqësore 2-0.

Pavarësisht ngjitjes me 3 pozicione, sërish Çekia e Polonia gjenden më mirë në tabelë, ndërkohë që Idhujt Faroe e Moldavia qëndrojnë në vendet 135 dhe 157.

Të fundit