Flash News

E-TJERA

Kush është shqiptari që do të kandidojë për deputet në Parlamentin e Zvicrës

Kush është shqiptari që do të kandidojë për

Naim Smakiqi është shqiptari që do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 22 tetorit në Zvicër.

Shqiptari nga Abria e Poshtme e Skenderajit u përzgjodh në mesin e 18 kandidatëve të Partisë Socialiste, për të përfaqësuar partinë në Parlamentin e Zvicrës.

Në kongresin e partisë, që u mbajt në Assens të kantonit Vaud, Smakiqi u zgjodh për të përfaqësuar partinë, në mbledhjen e jashtëzakonshme të 400 delegatëve.

Smakiqi ka kohë që është angazhuar në politikë. Ai është edhe këshilltar Komunal në Renens.

Naim Smakiqi më herët ka punuar në komisionin për natyralizim në Zvicër, ndërsa bashkëshortja e tij ka një organizatë joqeveritare që mirret me integrimin e vajzave dhe grave shqiptare në këtë shtet.

Të fundit