Flash News

E-TJERA

Kush ishte Li Jianhong, biznesmeni kinez që humbi jetën në aksidentin në Librazhd?

Kush ishte Li Jianhong, biznesmeni kinez që humbi jetën në

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas aksidentit tragjik të ndodhur pak ditë më parë në aksin Librazhd–Përrenjas, ku humbi jetën një shtetas kinez dhe mbetën të plagosur gjashtë persona të tjerë.

Mediat kineze raportojnë se viktima është Li Jianhong, 60 vjeç, një prej sipërmarrësve më të njohur në rajonin e Xinjiang. Ai ndodhej në Shqipëri për një vizitë pune, së bashku me shtetas të tjerë kinezë, në kuadër të projekteve të lidhura me aktivitetin e tij biznesor.

Li Jianhong ishte president i Xinjiang Grand Scape Group, një kompani e madhe me aktivitet në telekomunikacion, turizëm dhe investime, e cila numëron mijëra të punësuar dhe asete të konsiderueshme. Ai konsiderohej gjithashtu themelues i resortit të skive Silkroad Mountain Resort në Urumqi, një nga projektet më të rëndësishme të turizmit dimëror në Kinë.

Karrierën e kishte nisur në sektorin e telekomunikacionit, përpara se në fillim të viteve ’90 të ndërtonte biznesin e tij privat në Xinjiang. Nën drejtimin e tij, kompania u shndërrua në një ndër grupet më të rëndësishme private në rajon, duke u përfshirë edhe në projekte të mëdha si Xinjiang International Grand Bazaar.

Përveç suksesit në biznes, Li Jianhong njihej edhe për pasionin e tij për alpinizmin. Ai kishte realizuar sfidën e njohur Explorer’s Grand Slam, duke ngjitur majat më të larta në çdo kontinent dhe duke arritur në të dy polet. Në vitin 2018 ai arriti majën e Mount Everest, si dhe ngjiti Lhotse, duke u renditur mes alpinistëve me arritje të veçanta në nivel ndërkombëtar.

Të fundit