Flash News

E-TJERA

Kushtetuesja shqyrton sot padinë e demokratëve për "Diellën"

Kushtetuesja shqyrton sot padinë e demokratëve për

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë këtë të martë padinë e depozituar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike lidhur me emërimin e ministres së parë të Inteligjencës Artificiale, Diella. Seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00.

Padia është dorëzuar nga një e pesta e deputetëve demokratë, të cilët kundërshtojnë dekretet e Presidentit për emërimin e saj në qeveri. Sipas tyre, ministrja nuk plotëson kriteret kushtetuese për të ushtruar funksionin dhe për pasojë emërimi është bërë në kundërshtim me Kushtetutën.

Deputetët e opozitës kërkojnë nga Kushtetuesja shfuqizimin e dispozitave përkatëse të dekreteve presidenciale që lidhen me emërimin e Kryeministrit dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, duke i konsideruar ato të papajtueshme me Kushtetutën.

Të fundit