Flash News

E-TJERA

Kuvendi në terr për disa minuta, PD: I fikën sapo hyri Berisha. Parlamenti: Na u dogj pajisja UBS

Kuvendi në terr për disa minuta, PD: I fikën sapo hyri Berisha.

Kuvendi i Shqipërisë ka mbetur pa energji elektrike për disa minuta para se të nis seanca plenare.

Zyra e shtypit të PD-së shkruan se në momentin e hyrjes së kreut të PD Sali Berisha në sallë, në Kuvend u ndërpre menjëherë energjia elektrike.

Ndërkohë, Kuvendi ka sqaruar në një njoftim se energjia elektrike është ndërprerë për shkak të djegies së UPS,.

“Seanca u nderpre sepse u dogj pajisja UPS, e cila sherben per balancinin e energjise ne sallen e seancava plenare. Pajisja UPS funksionon ekskluzivisht per sallen e seancave, per shkak te sistemin elektonik. Po punohet per zevendesimin e pajisjes.”, thuhet në njoftim.

Pas disa minutash ndërprerje, energjia është rikthyer në sallë.

Të fundit