Flash News

E-TJERA

Kuvendi nxjerr shifrat/ Opozita ka folur 2 herë më shumë se mazhoranca, gratë deputete kanë pjesmarrje të lartë

Kuvendi nxjerr shifrat/ Opozita ka folur 2 herë më shumë se

Kuvendi ka nxjerrë disa shifra nga seanca e fundit parlamentare, ku shihet se opozita ka marrë kohën më të gjatë të diskutimit.

Opozita ka folur gjithsej 5.21 orë, ndërsa mazhoranca 2.98 orë. Pra me një diferencë prej më shumë se 2 orësh.

Edhe pse në numër burrat kanë qenë më shumë, gratë deputete kanë folur më shumë. 17 deputete kanë folur rreth 38%, ndërsa 27 burrat deputetë kanë diskutuar 28%.

Seanca e fundit, por dhe ato paraardhëse janë shoqëruar me debat mes palëve. Kujtojmë që të enjten, replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha zgjatën mbi 2 orë.

Kuvendi nxjerr shifrat/ Opozita ka folur 2 herë më shumë se

 

Të fundit