Flash News

E-TJERA

Kuvendi rrëzon komisionet hetimore të kërkuara nga opozita

Kuvendi rrëzon komisionet hetimore të kërkuara nga opozita

Kuvendi ka rrëzuar sot me votat e mazhorancës kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, ndonëse i përkasin seancës së kaluar.

Pas miratimi të rezolutës, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla futi ne rend dite dhe nisi votimin për projektligjet e seancës së kaluar, konkretisht kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve Hetimore.

Kështu, në seancën e sotme është rrëzuar me 70 vota kërkesa për Komision Hetimor për daljen e të dhënave personale, me 71 vota kërkesa për Komision Hetimor për koncesionet në shëndetësi dhe me 71 vota kërkesa e Bardhit për ndryshim të Komisionit të Reformës zgjedhore. 

Ky fakt e tensionoi situatën në Kuvend, ndërsa deputetët e opozotës bllokuan foltoren.  

Të fundit