Flash News

E-TJERA

Ky është 70-vjeçari që u vra me sëpatë nga fqinji në Shkodër

Ky është 70-vjeçari që u vra me sëpatë nga

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e djeshme në fshatit Boks ku u gjet pa shenja jete rreth orës 14:25, të hedhur në kanal shtetasi Musa Bajraktari, 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj.

Fillimisht u dyshua për vdekje natyrale, por burime bëjnë me dije se pas hetimeve ka rezultuar se ai është vrarë nga komshiu i tij me sëpatë dhe më pas është hedhur në kanal.

Autori i dyshuar është shtetasi Xhemal Zeqiri, i cili është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, familja Bajraktari ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa do të përcjellë për në banesën e fundit të moshuarin.

Të fundit