Flash News

E-TJERA

Laert Haxhiu do të dalë sot në gjykatën e Athinës

Laert Haxhiu do të dalë sot në gjykatën e Athinës

Laert Haxhiu i cili ndodhet në burgun e Greqisë dhe në vendin tonë rezulton i dënuar me 18 vite burg do të përballet këtë të mërkurë në gjykatën e Athinës me ekstradimi e tij.

Ai aktualisht ka një vendim dënimi nga gjykata e lartë si dhe rezulton i shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësie Artan Tafani ku e implikon Haxhiun në disa vrasje dhe krime të tjera.

Haxhiu përfaqësohet në Athinë nga avokati shqiptar, Detar Hysi dhe jurist grek të cilët më herët kanë mbrojtur interesat ligjore të Bledar Jambellit i akuzuar si autor i vrasjes së Artan Cukut.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 14:00 me orën e Greqisë ku një interes të lartë ka edhe nga pala shqiptare.

Të fundit