Flash News

E-TJERA

Largimi i Ardi Veliut nga AMP, hapet gara për drejtuesin e ri (Kriteret)

Largimi i Ardi Veliut nga AMP, hapet gara për drejtuesin e ri (Kriteret)

Ministria e Brendshme ka hapur garën për drejtuesin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pas dorëheqjes nga posti të Ardi Veliut pak ditë më parë.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mund të bëhet në zyrën e protokollit të Ministrisë së Brendshme, ose përmes dërgimit në postën elektronike zyrtare të institucionit [email protected].

Sipas Ministrisë, janë 6 kritere në total që kandidati duhet të plotësojë:

Kritere të përgjithshme:

të ketë shtetësinë shqiptare;

të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;

të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;

të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Kritere të veçanta:

të ketë shërbyer për një periudhë, jo më pak se 10 vjet në strukturat e sigurisë, ose në sistemin e drejtësisë;

t’i nënshtrohet ose të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Brendshme shpall thirrjen për aplikime për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

Kritere të përgjithshme:

të ketë shtetësinë shqiptare;

të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;

të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;

të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Kritere të veçanta:

të ketë shërbyer për një periudhë, jo më pak se 10 vjet në strukturat e sigurisë, ose në sistemin e drejtësisë;

t’i nënshtrohet ose të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:

Kërkesën për aplikim;

Jetëshkrimin;

Fotokopje të diplomës;

Fotokopje të librezës së punës dhe/ose dokumentacionit që vërteton eksperiencën në punë;

Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

Çdo dokumentacion tjetër të mundshëm që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo vlerësimet për eksperiencat e punës të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mund të bëhet në zyrën e protokollit të Ministrisë së Brendshme, ose përmes dërgimit në postën elektronike zyrtare të institucionit : [email protected]

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023.

 

 

Të fundit