Flash News

E-TJERA

"Lavdi Afrim Bunjakut", tifozët Kuq e Zi marshojnë drejt “Air Albania”

"Lavdi Afrim Bunjakut", tifozët Kuq e Zi marshojnë drejt

Teksa dhe pak orë na ndajnë ndeshja Shqipëri-Çeki, qindra tifozë  të kombëtares por edhe çekë kanë mbushur rrugët e Tiranës.

Tifozët Kuq e Zi janë grumbulluar në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe kanë nisur festën me këngë patriotike.  Ndërkohë një nga posterat që bie në sy është ai në nderë të policit të Kosovës, Afrim Bunjaku që ra dëshmor në veri të Kosovës.  

Ndërkohë  të shumta janë edhe forcat e policisë të cilat kanë "blinduar" stadiumin dhe disa nga rrugët e kryeqytetit.  

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Çekisë, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Në këtë turne, kombëtarja shqiptare ka mundësinëtë kualifikohet për një garë prestigjioze në nivel evropian, duke pasur mundësinë të përfaqësojë vendin në një ngjarje të madhe sportive.

Të fundit