Flash News

E-TJERA

Lela: Rama po i shmanget përgjegjësisë, por kjo nuk e pengon opozitën të protesojë

Lela: Rama po i shmanget përgjegjësisë, por kjo nuk e pengon

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka dhënë detaje nga protesta që do të zhvillohet sot para Parlamentit.

Në një lidhje direkte për Ora News, Lela tha se pankartat do të jenë simbolika e protestës. Teksa komentoi mungesën e Ramës në seancë plenare, Lela tha se Rama i shmanget përgjegjsisë, por kjo nuk e ndalon opozitën të protestojë.

"Kjo nuk është një gjë e re, pasi kryeministri nuk i ndalon asnjëherë udhëtimet e tij me charter duke shpenzuar paratë publike. Është një shmangie e tij nga përgjegjësia, por kjo nuk e ndalon opozitën të organizojë protesta dhe të kërkojë me forcë dorëheqjen e këtij kryeministri dhe kësaj qeverie që kryefjalë të sajën ka korrupsionin dhe varfërimin e vendit.

Ideja është për të luajtur me simbolikat për gjërat që ndodhin. Për arsye të revoltës prej pamundësive, bullizmit qeveritar por dhe mosmarrjes së përgjegjësive para ngjarjeve që janë të sakatuara, në rastin e fundit, në aktpadinë e departamentin e drejtësisë së SHBA-së.

Ne e shohim protestën e sotme si një lloj vazhdimi të së shtunës. Një pjesë e pankartave simbolike do të jenë të së shtunës. Parlamenti do të jetë në njëfarë mënyrë ai që do të shpërfaqet me simbolikën e protestës," tha ai.

Të fundit