Flash News

E-TJERA

Lela: Shkrimi i Washington Post ka dy javë që përgatitet

Lela: Shkrimi i Washington Post ka dy javë që përgatitet

Gazetari dhe drejtori i zyrës së shtypit dhe komunikimit në PD, Alfred Lela është shprehur se artikulli i ‘Washington Post’ për çështjen ‘McGonigal’ ka dy javë që përgatitet.

Duke folur në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV, Lela është pyetur nga gazetarët amerikanë për skandalin e Edi Ramës, i cili akuzohet se ka korruptuar ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së në zyrën e New York, Charles McGonigal.

‘Shkrimi ka dy javë që përgatitet, sepse njëri nga gazetarët më ka kontaktuar që para 2 javësh. Është bërë me burime, dhe nuk është një shkrim që është bërë brenda gjysëm ore. E kjo më bëri përshtypje dhe mua si gazetar’, është shprehur Lela.

Të fundit