Flash News

E-TJERA

"Letra e fundit për Ramën", Prothothema zbardh takimin me Mitsotakis në Tiranë

"Letra e fundit për Ramën", Prothothema zbardh takimin me

Duke pohuar se fillimi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në varet nga zgjidhja e çështjes në lidhje me kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri, kryeministri Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një takim “kokë më kokë” me homologun e tij, Edi Rama.

Prothothema ka zbardhur edhe diskutimet mes Ramës e Mitsotakis. Sipas gazetës greke, kryeministri Mitsotakis nuk i ka lënë hapësirë Ramës të vendosë në dyshim qëndrimet greke dhe të Athinës.

Mitsotakis e tha edhe publikisht para mediave gjatë Samitit të Procesit të Berlinit se për Greqinë, zgjidhja e çështjes Beleri është një kusht i domosdoshëm, për të nisur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në.

Pasi theksoi se Shqipëria ka bërë "për fat të keq pengesa të konsiderueshme" në respektimin e shtetit të së drejtës, Mitsotakis deklaroi: "Unë theksoj respektin tim për pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, nuk është detyra ime të ndërhyj në punën e tij, por dua të theksoj se Fredi Beleri ka të drejtë të betohet edhe në paraburgim dhe këtë e parashikon rendi juridik shqiptar”.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se me betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak, i jepet fund edhe dilemave me snjë ftohje të mundshme në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Kryeministri theksoi se Greqia mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se "kjo rrugë është e vështirë dhe kërkon që këto vende të bëjnë rregullime të rëndësishme me acquis evropiane". Në këtë kontekst, ai iu referua veçanërisht "një parimi që është i panegociueshëm dhe që është respektimi i shtetit ligjor".

Të fundit