Flash News

E-TJERA

Lewandowski i jep lamtumirën Barcelonës, sulmuesi polak konfirmon largimin

Lewandowski i jep lamtumirën Barcelonës, sulmuesi polak konfirmon

Robert Lewandowski ka konfirmuar se do të largohet nga FC Barcelona në fund të sezonit, duke i dhënë fund aventurës katërvjeçare me klubin katalanas.

Sulmuesi polak njoftoi vendimin përmes një videoje të publikuar në Instagram, ndërsa më pas lajmi u konfirmua edhe nga Barcelona në kanalet zyrtare të klubit. Ndeshja ndaj Real Betis në “Spotify Camp Nou” pritet të jetë paraqitja e tij e fundit me fanellën blaugrana para tifozëve katalanas.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, Lewandowski falënderoi tifozët, klubin dhe presidentin Joan Laporta për mbështetjen gjatë këtyre viteve, duke theksuar se Barcelona do të mbetet një pjesë shumë e rëndësishme e karrierës dhe jetës së tij.

36-vjeçari iu bashkua Barcelonës në vitin 2022 nga FC Bayern Munich në një transferim që kushtoi rreth 50 milionë euro. Gjatë periudhës së tij në Spanjë, ai zhvilloi 191 ndeshje dhe realizoi 119 gola, duke hyrë mes golashënuesve më të mirë në historinë e klubit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Lewandowski (@_rl9)

Të fundit