Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë

Për disa vite me radhë, qeveria tentoi të çonte përpara një amnisti fiskale, por çdo herë u përball me kundërshtimin e institucioneve ndërkombëtare. Argumenti ka qenë i njëjtë: një falje e tillë dëmton disiplinën fiskale, krijon pabarazi dhe minon besimin te sistemi.
Por kur një derë mbyllet, shpesh hapet një tjetër. Në fund të vitit të kaluar, ajo që nuk u arrit si “amnisti”, u rikthye si “paqe fiskale”.
Në paketën fiskale u miratua ligji për marrëveshjen e paqes fiskale dhe një tjetër për fshirjen e detyrimeve, i shoqëruar me një narrativë të kujdesshme politike: nuk bëhet fjalë për amnisti, por për fshirje detyrimesh. Megjithatë, thelbi mbetet i njëjtë.
Paqja fiskale dhe fshirja e një pjese të konsiderueshme të borxhit tatimor, pa transparencë mbi përfituesit, prodhon të njëjtat pasoja që do të kishte edhe një amnisti e mirëfilltë. Lista e përfituesve nuk u publikua, duke e bërë procesin edhe më të paqartë për publikun dhe për vetë bizneset.
Reagimi ndërkombëtar nuk mungoi. Fondi Monetar Ndërkombëtar e kundërshtoi sërish hapur këtë qasje, duke paralajmëruar se masa të tilla minojnë drejtësinë fiskale dhe rrezikojnë të dëmtojnë besimin te sistemi.
Në një ekonomi ku mbledhja e të ardhurave mbetet sfidë strukturore, mesazhi që u jepet tatimpaguesve është i rrezikshëm: ata që nuk paguajnë mund të falen, ndërsa ata që respektojnë rregullat mbeten të vetëm në barrën e tyre.
Paradoksi është se, edhe pse dy ligjet janë miratuar, nuk kanë hyrë ende në zbatim. Mungesa e udhëzimeve dhe akteve nënligjore ka krijuar një periudhë gri, ku ligji ekziston në letër, por jo në praktikë. Ministri i Financave ka deklaruar së fundmi se udhëzimet do të jenë gati në muajin maj, por deri atëherë, sistemi mbetet pezull. Kjo hapësirë kohore ka krijuar terren për paqartësi, interpretim selektiv dhe potencialisht për abuzim.
Në këtë boshllëk, institucionet e tjera përpiqen të vendosin kufij. Agjencia e Inteligjencës Financiare, në një udhëzim të shpërndarë për grupet e interesit, ka sqaruar se ligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale” nuk ofron asnjë lloj imuniteti administrativ apo penal për veprimet që lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo çdo vepër tjetër penale.
Një sqarim i nevojshëm, por që njëkohësisht nxjerr në pah një tjetër problem: kur ligji kërkon interpretim për të sqaruar se çfarë nuk mbulon, atëherë kufijtë e tij nuk janë aq të qartë sa duhet.
Në thelb, problemi nuk është vetëm kjo nismë. Është modeli. Ndryshimet e shpeshta fiskale, të kombinuara me mungesën e qartësisë dhe me vonesat në aktet zbatuese, krijojnë një ambient të paqëndrueshëm për bizneset. Ata që operojnë në mënyrë të rregullt përballen me pasiguri, ndërsa ata që qëndrojnë në kufijtë e ligjit gjejnë gjithmonë hapësira për të manovruar. Në këtë mënyrë, “paqja fiskale” rrezikon të shndërrohet në një amnisti të fshehur, e shpërndarë në kohë dhe e mbuluar me terminologji të kujdesshme.
Efektet në ekonomi e parasë që po tentohet të legalizohet përmes kamuflimeve të çdo lloj mënyrë janë tashmë të dukshme. Paraja informale ka hyrë në mënyrë të konsiderueshme në qarkullim, duke krijuar iluzionin e një performance të fortë makroekonomike. Rritja ekonomike duket solide në letër, por në realitet ajo po shoqërohet me deformime serioze.
Çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, ndërsa të ardhurat e qytetarëve të zakonshëm po humbasin fuqinë blerëse.
Këtë kontrast e konfirmojnë edhe të dhënat më të fundit. Pavarësisht se Shqipëria po ngushton diferencën e të ardhurave për frymë me vendet e rajonit, madje ka lënë pas disa prej tyre, ajo mbetet vendi me përqindjen më të lartë të familjeve në rrezik varfërie, me rreth 37%.
Në të njëjtën kohë, vende si Maqedonia e Veriut e kanë këtë tregues rreth 24%, sipas të dhënave më të fundit që u bënë publike nga Eurostat. Ky është një sinjal i qartë se rritja ekonomike nuk po përkthehet në mirëqenie për shumicën.
Në fund, problemi nuk është vetëm në atë që thuhet në ligj, por në atë që ndodh mes rreshtave të tij. Kur ligji miratohet sot dhe udhëzimet vijnë nesër, hapësira që krijohet në mes nuk është neutrale.
Ajo mbushet me pasiguri, me interpretime dhe shpesh me interesa. Dhe në një sistem ku rregullat ndryshojnë shpesh dhe zbatimi vonon, drejtësia fiskale mbetet gjithmonë një hap pas./ Monitor
Të fundit
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06