Flash News

E-TJERA

Liria e medias mbetet sfidë: Gazetarët të kërcënuar nga dhuna policore dhe “riedukimi” i Ramës

Liria e medias mbetet sfidë: Gazetarët të kërcënuar nga

Media në Shqipëri vijon të mbetet një terren plot sfida për gazetarët. Jamie Wiseman, nga Insituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) ka veçuar kufizimin e hapësirave për marrjen e informacioneve, retorikën e përdorur nga kryeministri Rama ndaj gazetarëve, si edhe dhuna policore.

Teksa foli për Deutsche Welle, Wiseman ka theksuar se dhuna e policisë ndaj gazetarëve ka qenë ndër problematikat e vitit 2022.

“Në përgjithësi, ne konstatuam se dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve përbëjnë kërcënimet më të rënda ndaj lirisë së shtypit në Shqipëri gjatë vitit të shkuar. Veçanërisht shqetësues ishte numri i rasteve të dhunës policore ndaj punonjësve të medias, të cilat përbëjnë 7 nga 17 rastet e regjistruara (41%), që u regjistruan në platformën tonë monitoruese. Në mënyrë tronditëse, mësuam se në 41.2% të rasteve të dokumentuara të dhunës autori ishte vetë policia shqiptare. Por vlen të theksojmë se ndërsa këto raste individuale janë serioze dhe duhen trajtuar, në përgjithësi niveli i dhunës dhe armiqësisë ndaj gazetarëve në Shqipëri, qoftë ajo nga shteti apo aktorë privatë, është relativisht më e ulët se në shumë vende të tjera të rajonit. Në të njëjtën kohë, rezulton se gjatë vitit të shkuar policia e ka përmirësuar reagimin e saj në hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve dhe zbatimin e masave disiplinore në rastet ku përfshihen oficerë policorë, dhe ky përmirësim është shumë i mirëpritur”, tha Wiseman.

I pyetur se çfarë mund të konsiderohet si rreziku më i madh i medias në Shqipëri, Wseman renditi të parën dhunën policore dhe më pas retorikën dhe ‘riedukimin’ e kryeministrit Rama.

“Veprimet arbitrare dhe të rënda të oficerëve të policisë paraqesin një kërcënim të madh për lirinë e shtypit. Raporti ynë dokumentoi raste të shumta shqetësuese në të cilat policia sulmoi fizikisht gazetarët që mbulonin protestat, madje një punonjës mediatik përfundoi në spital. Teksa këto raste të papranueshme janë më seriozet dhe kanë më shumë ndikim tek media, edhe përpjekjet e bëra nga figura të një profili të lartë politik, përfshirë kryeministrin shqiptar, për të diskretituar dhe denigruar gazetarët kritikë, janë gjithashtu çështje shumë serioze dhe të dyja duhet të marrin fund, sëbashku me dërgimin e gazetarëve në "riedukim” dhe ndalimin e tyre për të marrë pjesë në konferenca shtypi. Pasojat profesionale për gazetarët Klevin Muka dhe Ambrozia Meta, kanë qenë serioze”, u shpreh Wiseman.

Të fundit