Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Liria e medias në Shqipëri, DW: Presione dhe pasiguri për gazetarët

Në orën 02:45 të mëngjesit, të datës 26 prill, në një lagje të Bulqizës, flakët përfshinë makinën e gazetarit Sami Curri. Kur zjarrfikësit mbërritën, automjeti ishte pothuajse i shkatërruar. Për autoritetet, rrethanat mbeten ende të paqarta. Për Currin, jo.
"Absolutisht një mesazh i qartë për të ndikuar në raportimin tim në vijim” - shprehet gazetari për Deutsche Welle.
Ai drejton një media lokale prej 10 vitesh dhe raporton për abuzimet me fondet publike dhe protestat qytetare në zonë. Përballë pasigurive që ofron terreni lokal, Curri e quan punën e tij një "mision”. Por ky mision ka kosto.
"Siguri aspak. Nëse ky rast nuk zbardhet do të shërbejë si nxitje për sulme të ngjashme. Do të dekurajojë gazetarët lokalë që punojnë me burime të kufizuara dhe në terrene të vështira” - shprehet më tej Curri.
Gazetaria në Shqipëri në klimë presioni
"Rasti i Sami Currit thjesht ‘bërtiti' një të vërtetë që shumë gazetarë e përjetojnë pa bujë” - thotë kreu i Këshillit Shqiptar të Medias Koloreto Cukali. "Kërcënime nga krimi, politika dhe biznesi” – shton ai.
Raporti i fundit i "Reporterët pa Kufij” (RSF), tregoi se Shqipëria ka bërë sërish hapa pas në indeksin e lirisë së medias, duke u renditur e 83-ta nga 180 vende. Dy vjet më parë raporti e rendiste Shqipërinë të fundit në Europë.
"Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike” - thuhet në raport.
"Për mua përgjegjësia maksimale bie mbi ata që janë pëgjegjës për modelin e biznesit në një media, pronarët dhe lexuesit” - shprehet Cukali për Deutsche Welle. "Pronarët e konsiderojnë median biznes për të bërë para e për të fituar influencë personale, pa pasur apo respektuar një kartë principesh; lexuesit duan lajme falas, duke injoruar shpesh me vetëdije faktin që media është në shërbim të atij që paguan” – shton ai.
Sipas tij hapësira për gazetari të pavarur në Shqipëri mbetet e kufizuar.
"Shumë pak hapësirë. Kryesisht gazetarinë e pavarur e mbajnë fondet e donatorëve të huaj, që është një model aspak i qendrueshëm” – shton Cukali.
Raporti i RSF-së po ashtu thekson se "gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar”. Megjithatë gazetari Curri thotë se presioni nuk është vetëm fizik, por edhe ekonomik e social. "Presion është të punosh në një mjedis ku njohjet personale vështirë të shmangen. Vështirësitë financiare gjithashtu. Mbajtja e pavarësisë editoriale dhe me interes publik kushton. Puna ime fatmirësisht ka gjetur mbështetje nga donatorë të ndryshëm ndërkombëtarë” – thotë gazetari i Bulqiza.al.
Liria e medias, kriter kyç për integrimin
Liria e medias bën pjesë në të drejtat themelore që vlerësohen në kuadër të Kapitullit 23 të negociatave me BE-në. Vlerësimet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria vijon të përballet me sfida në këtë fushë. Në këtë kuadër, iniciativa për përmirësim po zhvillohen edhe në nivel institucional dhe akademik, përfshirë një projekt të bashkëfinancuar nga BE dhe Këshilli i Evropës që synon forcimin e dialogut mes institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se progresi matet në praktikë. "Nëse procesi do të ishte transparent dhe bazuar mbi përmbushje të mirëfillta të kritereve, anëtarësimi do të ishte i vështirë” - thotë kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali. Sipas tij, liria e medias nuk është vetëm çështje vlerësimesh, por lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve në vend. DW
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23