Flash News

E-TJERA

Lirohet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, vijon dënimin në shtëpi

Lirohet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, vijon dënimin në

Gjykata e Elbasanit ka liruar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndaj Tahirit është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpiak”. Ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Për ish-ministrin, janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse si nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg për “Shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Kushtet që duhet të plotësojë për t'u quajtur i rehabilituar

Ish-ministri Tahiri duhet të plotësojë disa kushte për tu quajtur i rehabilituar.

Tahiri nuk duhet të shoqërohet me persona me rrezikshmëri shoqërore apo persona të dëmtuar. Po ashtu, ai duhet të marrë kontakt me Shërbimin e Provës.

Pasi të përmbushë këto kushte, Tahiri konsiderohet i rehabilituar për veprën penale që ai është dënuar.

 

Të fundit