Flash News

E-TJERA

Lufta në Izrael, mbërrijnë në vend 11 shqiptarë, MEPJ: Fluturimi u organizua nga Mali i Zi

Lufta në Izrael, mbërrijnë në vend 11 shqiptarë, MEPJ:

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se 11 shqiptarë janë sjellë nga Izraeli në Tiranë, përmes një fluturimi të organizuar nga Mali Zi.

Ministria e Jashtme bën me dije se po punohet dhe me vendet e tjera të rajonit për të transferuara nga Izraeli të gjithë ata shtetas shqiptar që do të kenë nevojë për ndihmën.

11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.”– shkruhet krahas videos.

Të fundit