Flash News

E-TJERA

Macron nga Tirana: Serbia të dënojë sulmin e 24 shtatorit,nga Kosova presim të zbatohet fjala e dhënë

Macron nga Tirana: Serbia të dënojë sulmin e 24 shtatorit,nga

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama në Tiranë  

Në fjalën e tij ai theksoi se Serbia po ecën shumë ngadalë në këtë proces duke theksuar faktin se dhe anëtarësimi po bën mbrapa në këto vende.

Po ashtu,sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të pranojnë sugjerimet e bëra nga Gjermania dhe Franca dhe të ulen sa më parë në një tryezë për dialog.

“Duhet të ketë një mekanizëm respekti. Serbia po ecën shumë ngadalë në procesin e anëtarësimit. Anëtarësimi po bën mbrapa në këto vende. Ne që jemi në BE duhet të bëjmë vetë reforma. Nuk është e vërtetë se mund të zgjerohemi pa fund me mënyrat aktuale të zgjerimit. Duhet të jemi të kthjellët dhe ky është një mekanizëm shumë I mirë".

"Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje është përgjegjësi e Vuçiçit të dënojë sulmin se sjell qetësinë në veri. Ajo që presim nga autoritete serbe dhe kosovare, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të pa përshtatje, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, njoha e asociacionit nga autoritetet kosovare.

Pres që zoti Vuçiç të jetë përgjegjës. Pres dhe nga Osmani dhe Kurti. Ju kemi besuar liberalizmin e vizave, ato janë bllokuar. Pasi presim që të zbatohet fjala e dhënë.”-tha ai.

 

Të fundit