Flash News

E-TJERA

Macron pritet në ceremoni zyrtare në presidencë, Begaj i mban çadrën

Macron pritet në ceremoni zyrtare në presidencë, Begaj i mban

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një vizitë zyrtare mëngjesin e sotëm në presidencë, ku u prit nga homologu i tij shqiptar Bajram Begaj.

Macron u prit me ceremoni shtetërore, ku fillimisht u interpretuan himnet e dy vendeve e më pas u krye kalimi para truprojës së nderit.

Pas ceremonisë në ambientet e jashtme, Macron ka nënshkruar në librin e të ftuarve brenda Presidencës dhe më pas kanë nisur takimin ‘kokë më kokë’ me Begajn.

Ajo që ra në sy, ishte momenti kur presidenti Begaj e tepron me mikpritjen, pasi shfaqet duke i mbajtur çadrën për shkak të motit me reshje shiu. 

Macron pritet në ceremoni zyrtare në presidencë, Begaj i mban

Më pas, presidenti francez do t'i drejtohet kryeministrisë, ku do të nënshkruajë me marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. Në 11:30 pritet të ketë edhe një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama

Kujtojmë se Macron mbërriti dje pasdite në Tiranë, ndonëse humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, pasi shtyhu vizitën e tij me disa orë, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Shkak i shtyrjes u bë një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues . 

 

 

Të fundit