Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në aksin "Korçë-Bilisht”, plagoset 30-vjeçari

Makina del nga rruga në aksin "Korçë-Bilisht”,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", në afërsi të fshatit Dishnicë.

Sipas policisë, A. Sh., rreth 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës.

“Më datë 23.10.2023, rreth orës 19:30, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, shtetasi A. Sh., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, duke drejtuar automjetin tip "Opel", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit