Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Fier, 4 të plagosur, mes tyre një 6-vjeçare

Makina del nga rruga në Fier, 4 të plagosur, mes tyre një
Foto Ilustruese

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në fshatin Buzëmadh të Fierit.

Shtetasi V. M., duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit