Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje 2 fëmijë, policia jep detajet: Drejtuesi i automjetit është shoqëruar

Makina përplas për vdekje 2 fëmijë, policia jep detajet:

Policia e Durrësit ka zbardhur detajet lidhur me aksidentin tragjik ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër i mitur u plagos rëndë. 

Policia sqaron se një automjet i drejtuar nga N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç. 

Si pasojë, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë. 

Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit