Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje 35-vjeçaren në Durrës, detajet e para

Makina përplas për vdekje 35-vjeçaren në Durrës,

Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore Plepa-Golem.

Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se një mjet i drejtuar nga K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit