Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje gruan në aksin Librazhd–Prrenjas

Makina përplas për vdekje gruan në aksin Librazhd–Prrenjas

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”.

Mësohet se një automjet tip “Toyota” me targa AA 209 JX, që drejtohej nga Xheladin Omeri ka përplasur për vdekje  shtetasen Heidije Bajrami, rreth 65 vjeç, e cila ishte duke kaluar rrugën.

65-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Të fundit