Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Kavajë

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Kavajë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëgjesin e së enjtes në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”.

Një automjet ka përplasur këmbësoren e cila po kalonte rrugën. Për pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend.

“Rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit