Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje një person në Tiranë, detajet e policisë

Makina përplas për vdekje një person në Tiranë, detajet

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, një makinë përplasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, Albert Zade, 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin Albert Zade, 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit