Flash News


E-TJERA

Makina përplas për vdekje 20-vjeçarin në Tiranë, viktima djali i Kudret Saliajt

Makina përplas për vdekje 20-vjeçarin në Tiranë,

Një aksident me vdekje është shënuar në Tiranë.

Një automjet ka përplasur për vdekje Enjon Saliajn, 20 vjec i cili udhëtonte me motomjet, ngjarje e ndodhur mbrëmë te zona e Freskut, ndërsa shoferi është larguar pas ngjarjes.

Mësohet se viktima është djali i çiftit që u bë i njohur pas ngjarjes së rëndë pranë Gjykatës së Tiranës, Kudret dhe Dhurata Saliajt. Kjo e fundit në bashkëpunim me të atin vranë Kudret Saliajn në qershor të 2021.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit