Flash News

E-TJERA

Makina përplasi për vdekje 7-vjeçarin, dëshmia e banorëve: Ambulanca u vonua

Makina përplasi për vdekje 7-vjeçarin, dëshmia e

Dëshmi tronditëse vijnë nga banorët e Mengëlit në Elbasan që u bënë sot dëshmitarë të aksidentit tragjik që i mori jetën një 7-vjeçari.

Një zonjë, që ka biznesin e saj afër rrugës ku ndodhi ngjarja tregoi se shoferi kishte qenë me shpejtësi, ndërsa ambulanca ishte vonuar. Ajo tregon se i mituri ishte dërguar në spital me makinë të rastit.

“Dolën burrat me vrap nga lokali, ngritën makinën dhe nxorën fëmijën. Njoftuan ambulancën, u vonua 15 minuta, nuk erdhi. E morën fëmijën me makinë të rastit. Nuk e llogaris dot se sa aksidente janë bërë. Ka shumë aksidente në këtë aks. Bëhen shumë. Shoferi ishte me shpejtësi maksimale. E kishte parë dikush. Ai ishte shumë shpejt.”, tha zonja.

Të fundit