Flash News

E-TJERA

Maliqi: Rama do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Maliqi: Rama do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se me veprimet e fundit të SPAK ndaj kryedemokrati Sali Berisha, tregon se Rama kërkon ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

I ftuar në Fax News, Maliqi tha se SPAK është kthyer në një organ politik të Rilindjes.

Maliqi: Unë kam pas reagime në rrjete sociale, se nuk kam qenë jashtë shtetit.

Ngjarje të pritshme, se cdo gje lidhet me karrigen e këtij kryeministri që opozita e bashkuar i la të gjitha mundësitë duke i dhënë të gjitha pushtetet, e fuqizuan dhe e kthyen de facto në një diktator.

Këto veprime priteshin se ky është duke marrë të gjitha pushtetet, ka një natyrë që nuk do asnjëri përvec karriges së tij. Edhe familjen e ka sa për të thënë që është i martuar, godet bashkëpunëtoret e vet kush i del nga rreshti.

Ecën me natyrën përça e sundo. Arrestim politik. SPAK është organ politik i Rilindjes. Ata që marrin urdhëra politike. Ky hetim ka 3 vjet. Vajti Balla me porosi të Ramës.  Lejen e ndërtimit kush e dha? Edi Rama.

Të gjitha këto përbëjnë një fllusk sapuni. Do të mbajë peng opozitën. Cuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme duke përdorur emrin e Sali Berishës.

Do të shkjnë në zgjedhje të parakohshme, e di dëmin që po bën, do të mbaj peng Berishën. Ky urdhër politik ndaj Berishës kërkon mobilizim. Ky është veprim politik. 

 

Të fundit