Flash News

E-TJERA

Manjani: Arresti me burg zbatohet ndaj të pandehurit, jo ndaj një personi në hetim

Manjani: Arresti me burg zbatohet ndaj të pandehurit, jo ndaj një

Avokati Ylli Manjani ka sqaruar opinionin se ligji procedural i shkruar thotë arresti me burg zbatohet ndaj të pandehurit dhe jo ndaj një personi në hetim.  

I ftuar në Syri Tv, Manjani tha se kur ta marrësh personin të pandehur duhet ta kesh pyetur së paku një herë.

Manjani: Ligji procedural i shkruar thotë arresti me burg zbatohet ndaj të pandehurit dhe jo ndaj një personi në hetim. E njëjta gjë vlen edhe për masat e tjera jo vetëm për arrestin me burg.

Kur ti ke prova ngre një akuzë personi merret i pandehur. Pastaj ke legjitimitet të kërkosh një masë sigurie por jo ndaj çdo personi në hetim.

Kur ta marrësh personin të pandehur duhet ta kesh pyetur së paku një herë. Nuk është kaq e thjeshtë si e kanë bërë këta këtë histori.

Edhe Lefter Koka është arrestuar si person në hetim rrugës është bërë i pandehur. Kjo praktikë nuk ka lidhje me ligjin dhe jo me garancitë kushtetuese. 

Të fundit